Inzaghi po e transferon yllin e Lazios te Interi

Caicedo mund t’i ribashkohet Inzaghit në Inter.

Inter po shikon opsione që nuk kushtojnë shumë për sulmin e tyre dhe idea për Felipe Caicedo është shfaqur

Sulmuesi i Ekuadorit ka kaluar katër vite në Lazio nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi dhe ai është bërë një lojtar kyç për trajnerin italian.

Gjatë 139 ndeshjes për bardhekaltërit, Caicedo ka shënuar 33 gola, ku një numër i tyre janë shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Siç raporton La Gazetta dello Sport, Interi dëshiron një zëvendësim për kohë të shkurtër të Joaquin Correa, i cili do të mungojë për 30-35 ditë shkaku i lëndimit dhe ata po konsiderojnë transferin e Caicedos.

Sulmuesi 33 vjeçar i Ekuadorit, i cili është i huazuar të Genoa nga Lazio, mund të nënshkruaj kontratë huazimi, duke forcuar kështu sulmin e Inzaghit, por me kosto të ulët.

Caicedo ka vuajtur për të bërë dallimin këtë sezon në Genoa; lojtari ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje të Serie A, duke munguar 12 ndeshje shkaku i një lëndimi në muskul.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme