iPhone 7 i kuq në testin e zjarrit

Në mesin e karakteristikave të shumta të iPhone 7 është edhe rezistenca e madhe ndaj zjarrit.

Kohët e fundit në YouTube kanë dalë disa teste të kësaj karakteristike të modelit të Apple, ndërsa njëri prej tyre ishte ekstrem.Kanali TechRax i YouTube ka kryer një test për të verifikuar se si iPhone 7 ia del “në përballje” me 11 kilogramë barut të zi.Baruti i zi, në të cilin ishte vendosur telefoni, shkaktoi një shpërthim të madh.

Pas shpërthimit mund të shohim se si iPhone 7 i kuq i ka shpëtuar shkatërrimit dhe është serish në gjendje për të punuar, transmeton KosovaPress.

Në ekran fillimisht tregohet paralajmërimi për temperaturën, ndërsa pas disa çasteve, kur telefoni është ftohur, gjithçka serish është funksionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme