Nuk do të keni nevojë që ta futni kabllon për karikim më në iPhone-in tuaj.
Foxconn, një kompani kineze që furnizon me pjesë iPhone, raportohet se është duke testuar modul për mbushje me wireless për iPhone 8 i cili do të lansohet vitin e ardhshëm.
Kjo nënkupton se, ndryshe nga iPhone 6 dhe 7, celulari i ri i Apple do të mbushet pa nevojën e kabllos për mbushje.
Kjo nuk është hera e parë që raportohet se iPhone 8 do të mund të mbushet përmes wirelessit, pasi edhe në janar një raport i Bloomberg thoshte se Apple është fokusuar në teknologjinë e mbushjes me wireless.