Irina dhe Bradley zbulojnë emrin e vajzës së tyre

Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë vënë emrin vajzës së tyre Lea de Seine Shayk Cooper.

Çifti ka sjellë në jetë vajzën e tyre dy javë më parë, por megjithatë ende nuk kanë dhënë informacione për publikun, përcjell Koha.net.

Por burime nga “E! News”, kanë parë çiftin në një plazh në Kaliforni bashkë me vajzën e tyre, ku aty edhe kanë mësuar emrin e saj nga vetë çifti.

Bradley dhe Irina kanë filluar lidhjen e tyre në vitin 2015.

© KOHA.