Ish gjenerali venitet, dallimi brenda dy ditëve! (Foto)

Janë publikuar pamjet e reja të ish gjeneralit të forcave ajrore të Turqisë, 64 vjeçarit, Akin Ozturk, i cili konsiderohet si një prej organizatorëve kryesorë të tentativës për grusht shtet në Turqi.
Pamja e tij duket e rrënuar ndërsa vërehet dallim i madh midis fotos së bërë një ditë më parë dhe asaj aktuales, raporton Sakte.net
Në fytyrën e ish gjeneralit vërehen shenja të dukshme të mavijosje. Ai në vazhdimësi është nën përcjelljen e dy policëve.
“Unë nuk jam personi i cili ka planifikuar dhe menaxhuar puçin ushtarak. Nuk e di kush e ka planifikuar e as udhëhequr. Nga përvoja time, mendoj se kjo përpjekje për grusht shtet është kryer nga strukturat paralele. Por, në këtë moment unë nuk kam njohuri kush nga Ushtria e ka organizuar atë. Unë vet i kam luftuar këto struktura paralele”, ka deklaruar Ozturk./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme