Ish-tenistja numër një, Clijsters, planifikon kthimin e tretë

Kim Clijsters do të bëjë rikthimin e saj në tenis në WTA Tour në moshën 36-vjeçare vitin e ardhshëm.

Ish-tenistja numër një në botë, fillimisht ishte pensionuar në vitin 2007 për të krijuar familjen, dy vjet pasi fitoi Grand Slamin e saj të parë në “US Open”.

Ajo u kthye në vitin 2009 dhe fitoi dy tituj të tjerë në “US Open” dhe po ashtu “Australian Openin”, para se të pensionohej për herë të dytë në vitin 2012.

“Nuk ndiej sikur dua të dëshmoj diçka. Për mua thjesht është sfida që më nxit”, ka thënë Clijsters. “Dashuria për sportin është ende aty. Unë dua të sfidoj veten dhe dua të jem e fortë sërish. Kjo është maratona ime”.

Clijsters po synon rikthimin në janar, por thotë se do të jetë fleksibile me orarin e garave.

Si ish-teniste numër një në botë, Clijsters është në dispozicion për të marrë ftesa pafund në turne të WTA-së. Ajo duhet të luajë në tre turne apo të fitojë dhjetë pikë për t’u kthyer në renditje.

Thotë se fakti se nuk ka numër të caktuar të turneve në vit për të garuar, e ka bërë zgjedhjen e saj më të lehtë.

“Kim Clijsters është në mesin e tenisteve më të mëdha ndonjëherë dhe rikthimi i saj në WTA TOur është lajm i madh për familjen e WTA-së dhe për tifozët e tenisit nëpër botë”, ka thënë kryetari i WTA-së, Steve Simon.

Clijsters ka fituar 41 tituj në WTA Tour dhe ka qenë për 20 javë numër një në botë.

Vajza e saj Jada u lind në vitin 2008, me pas u lindën dy djemtë Jacku në vitin 2013 dhe Blake në vitin 2016.

Pas pensionimit, ajo ka drejtuar një akademi të tenisit dhe kishte punuar edhe si komentatore e tenisit.

Thotë se kishte menduar për rikthimin dy vjet më parë.

“Edhe nëse nuk ia dal, i gjithë ky proces ia ka vlejtur për shkak të rutinës së mirë. Të shohim nëse mund të kthej trupin tim në formë për të luajtur tenis në nivelin ku dua të jem. Ne mund të flasim për fillimin e vitit 2020 dhe të shohim ku mund të marrim ftesë, por nëse e shoh në dhjetor se nuk jam afër, ku dua të jem, atëherë nuk do të kthehem vetëm sa për sy e faqe. Dua të ndihem e gatshme”, ka thënë Clijsters. “Unë kam ende tre muaj e gjysmë dhe mendoj se mund të përmirësohem shumë në këtë periudhë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme