Ivanka Trump, Hillary Clinton e re në Shtëpinë e Bardhë?

Pyetja se kush është Ivanka e ka ndjekur atë qysh prej fillimit të sagës Trump.

A është ajo një demokrate Manhatani që mbart barrën ideologjike të republikanëve vetëm për të mbështetur të atin?

A është ajo një feministe e fshehtë që po planifikon të shprishë instinktet më të këqija të seksistit të njohur në Shtëpinë e Bardhë, një ambientaliste e fshehtë që punon për të shpëtuar botën nga ngrohja globale?

A ka ajo një axhendë krejt të vetën dhe nëse po, cila është?
Qysh kur Ivanka Trump foli në Konventën Kombëtare të Republikanëve, njerëzit kanë qenë të hutuar.

Duke u shfaqur e hatashme në një prej veshjeve të saj dalluese e bija e miliarderit të njohur seksist e rrëmbeu skenën, në një natë të nxehtë në Cleveland, ndërsa foli rreth grave që punojnë dhe nevojave të tyre.

Trazimi menjëherë krijoi sëmbime në sallën e konventës, ku duartrokitjet ishin të sjellshme, por të përmbajtura.

Pamja në shumë portrete dukej sikur thoshte: “A mos vallë e dëgjova të thoshte “kujdes i përballueshëm për fëmijët?”

Kur e lanë të hyjë këtë demokraten feministe?

Njëqind ditë pas administratës Trump, Ivanka mbetet një kod. Tingëllon e njohur?

Ajo është gjithashtu një pushtet pa portofol në Shtëpinë e Bardhë, teksa punon pas skene në një sërë çështjesh të ditës, nga politika e jashtme te tregtia.

Ajo është aq e bindur te mirësia e saj, saqë është e pavëmendshme ndaj sfidave etike. Ajo madje ka nisur fondacionin e saj dhe po kërkon donatorë të huaj.

Pas njëqind ditëve, përgjigja se kush është Ivanka, është e qartë: Thuajse gjithçka rreth politikave apo stilit të saj politik është diçka që e kemi parë më përpara. Në fakt, kohët e fundit. Le të shohim ngjashmëritë e habitshme të saj me Hillary Clinton!
Siguron mbulim për seksizimin. Ivanka nuk është e martuar me një gruar serial.

Nuk ke pse i mbyll brenda bijat e tua kur sheh Jared Kushnerin duke ardhur. Por ashtu si Hillary me Billin gruar, Ivanka shërben t’i bëjë– për të sajuar një eufemizëm –të afërmit e saj presidencialë, të sfiduar nga feministet, më të pëlqyeshëm për gratë.

Dhe mes një farë segmenti të popullsisë femërore, të cilat kanë qenë të neveritura nga regjistrimi i Billy Bushit, premisa dhe prania e Ivankës ka sinjalizuar se i ati nuk ka dashur të thotë, fjalëpërfjalshëm, se do i kapë gratë nga *****.

Pushtet pa kufij në Shtëpinë e Bardhë. Në Krahun Perëndimor, Ivanka është bërë shpejt një qendër e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë. Trumpi ka thënë se e bija e ndihmon me çështjet e grave, por detyra e saj nuk ka kufij.

Në pjesën më të madhe të presidencave në Shtëpinë e Bardhë, bashkëshortet figuronin diku në grafikun e menaxhimit, por kur Hillary u shfaq stafit të Shtëpisë së Bardhë iu desh të përballej me interesin e fortë të të afërmit të pazgjedhur në çdo çështje. Ivanka mund të mos jetë në atë nivel ende, por duket se nuk ka kufij për çështjet me të cilat merret. Dhe ajo ka atë sasi kohe përballë me presidentin si askush tjetër.

E nisur nga Baza e Tretë falë Burrit të saj. E mbani mend kur Hillary Rodham Clinton i kujtoi të gjithëve se nuk ishte aty, në krah të burrit, për të pjekur biskota?!

Ajo ia ka dalë vetë, madje edhe duke përfshirë “Rodham”, të paktën derisa Arkansasi prapanik bëri të ditur në kutitë e votimit se nuk e pëlqente këtë.

E megjithatë, ruajtja e mbiemrit të vajzërisë nuk do ta fshinte se ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha politikat, falë martesës. Në mënyrë të ngjashme Ivanka –që me siguri nuk do e ndërrojë mbiemrin –shpesh ka nënkuptuar se e ka fituar vetë perandorinë e saj të biznesit dhe tani, qëndrimin politik, falë punës së saj të madhe sipas modës së vjetër.

Ajo madje ka ndërtuar një markë dhe po shkruan një libër duke e identifikuar veten, siç e vendos ajo #womenwhowork (#graqëpunojnë).
Ndihmë grave të varfra të shesin sa më shumë shporta. Këtë javë, në Gjermani, Ivanka foli në emër të fuqizimit sipërmarrës të grave në të gjithë botën.

“Statistikat dhe rezultatet tregojnë se kur investon te gratë dhe vajzat është në dobi të ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim” ka thënë ajo në një intervistë. “Gratë janë një burim i pamasë i pashfrytëzuar, me shumë rëndësi për rritjen e të gjitha vendeve”.

Një fjalim i tillë është cut-and-paste, i miratuar nga Davos, zgjidhje me bazë tregu për pabarazitë gjinore i synimit të dallueshëm dhe arritjes së sekretares së shtetit Hillary Clinton.

Ajo madje krijoi një ambasadore për gratë dhe vajzat, Melanne Verveer, që kaloi katër vite duke i rënë rreth e qark planetit për të shtyrë liderët ndërkombëtarë të ftonin më shumë gra në ekonomitë e tyre. Hillary promovoi fuqizimin ekonomik në vend të përdorte podiumin për të folur kundër mizogjinisë tradicionale e të legalizuar në vende si Arabia Saudite, ku dolën se banonin shumë donatorë të Fondacionit Clinton.

Ngjashëm, Ivanka duhet ende të shtojë peshë për të luftuar seksizimin e jashtëzakonshëm të arabëve në Gji, ku ajo ka përparuar një sërë projekte Trump.

Në kërkim të Donacioneve të Huaja për një Fond Privat. Këtë javë në Gjermani, Ivanka zbuloi se kishte nisur të zhvillonte një “fond masiv” në përfitim të sipërmarrëseve femra nëpër botë.

Si një stazh global, fondi do të sigurojë kapitalin farë për sipërmarrje të vogla e të mesme, të cilat kualifikohen.

Dhe po mbështetet te donatorët e huaj. Kanadezë, gjermanë dhe disa vende të Lindjes së Mesme janë angazhuar, siç kanë bërë edhe disa korporata, i ka thënë një burim Axiosit, që nxori dhe historinë./ MAPO/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme