Ja cili është çmimi i Samsung Galaxy Note 8

Duket se gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke i rritur çmimet e secilit smartfon të ri të avancuar.

Galaxy S8 ishte rreth 100 euro më shtrenjtë se paraardhësi i tij dhe sipas raporteve të fundit, fableti i ardhshëm i avancuar i kompanisë do të jetë edhe më i shtrenjtë, transmeton Koha.net.

Llogaria e famshme @evleaks, shkruan se ky fablet do të zbulohet në gjysmën e dytë të muajit shtator dhe se do të jetë smartfoni më i shtrenjtë i Samsung.

Galaxy Note 8 në Eurozonë do të kushtojë rreth 999 euro. Nëse krahasojmë këtë me Galaxy S8 dhe S8+, fableti del të jetë më i shtrenjtë për 200 euro. (b.an)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme