Ja dhuratat që marrin yjet e showbizz-it për Krishtlindje?

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë dhurata marrin yjet e skenës dhe kinematografisë botërore për Krishtlindje?

BBC ka pyetur disa prej tyre.

Britanikët shpenzojnë mesataraisht 473 £ për dhuratat e Krishtlindjeve.

Robbie Williams, këngëtari i njohur britanik thotë: “Gruaja ime është një zgjedhëse shumë e mirë dhuratash, çka më bën mua të ndihem me turp. Disa Krishtlindje të kaluara, bashkëshortja ime bëri të mundur që dy yje të Barcelonës të më dhuronin fanellat e tyre, dhe të firmosura nga Messi njëra në veçanti. A ka më mirë sesa kaq?”

Këngëtarja Emmi: “Dhurata më e keqe që kam marrë ndonjëherë për Krishtlindje ishte një çorape nga një mik i ngushtë. Pra jo dy, por vetëm një”.

Tamsin Outwaite: “Dhurata më e keqe që kam patur ishte një darkë që supozohej të ishte romantike nga i dashuri im, por rezultoi një tmerr i vërtetë me gatime aspak të shijshme”