Diego Simeone do të largohet në vitin 2018 nga Atletico Madrid
Trajneri argjentinas, Diego Simeone ka edhe dy vite që të fitojë titullin e La Ligas dhe Ligën e Kampionëve me Atletico Madridin.
El Confidencial shkruan se, Simeone tashmë ua ka bërë të qartë zyrtarëve të klubit se ai do të largohet në qershor të vitit 2018.
Simeone është një nga trajnerët më të kërkuar në treg, pas rezultateve dhe ndeshjeve të Atleticos në vitet e fundit.