Ja me sa ndeshje u dënua Etrit Berisha nga FIFA

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur sot me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor, shkruan në uebfaqen e FSHF-së.

Lidhur me ndeshjen Shqipëri – Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë. /Zëri/