E premte, 21 Tetor 2016 – Sakte.net
Mesfushori i Djajve të Kuq i është falënderuar kapitenit të skuadrës që ia la atij ekzekutimin e penaltisë ndaj Fenerbahce
Paul Pogba ka thënë se Wayne Rooney hoqi dorë nga ekzekutimi i penaltisë, në fitoren 4-1 të Manchester United ndaj Fenerbahce në Ligën e Europës.
23 vjecari e ktheu në gol goditjen nga njëmbëdhjetë metra, pasi Simon Kjaer kishte fauluar Juan Mata brenda zonës së rreptësisë.
Rezultati i takimit e coi United në vendin e dytë në grup, me pikë të barabarta me Feynoord, dhe Pogba ishte i lumtur me paraqitjen dhe rezultatin.
“Donim të fitonim sepse ishte shumë me rëndësi për pozitën tonë në grup”.
“I thashë Wayne se doja ta ekzekutoja penaltinë dhe ai më lejoi. Jam shumë i lumtur, pasi ai është lojtar i madh dhe ky veprim tregon se ai më respekton”.