Ja sa është rroga e trajnerit të ri të Kombëtares

Pankina e kombëtares shqiptare të futbollit do të vazhdojë të flasë italisht. Kristian Panucci është trajneri i ri që ka premtuar se do të kualifikojë Shqipërinë në Europianin e 2020-s.

Christian Panucci, ish trajner i Livornos, aktualisht komentator sportiv në televizionet italiane, i është rikthyer pankinës për të marrë postin e Xhani De Biazit si trajner i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.
Në një konferencë për mediat ai është prezantuar nga kreu i Federatës shqiptare të Futbollit Amrando Duka, i cili shtoi se ishte i bindur që kishte bërë një zgjedhje të mirë.
Në këtë mënyrë pankina e kombëtares shqiptare do të vazhdojë të flasë italisht. Pas lamtumirës së De Biazit FSHF ia ka besuar ekipin një tjetër italiani. PAnucci e ka konsideruar këtë detyre si prestigj dhe uroi që të linte gjurmë në këtë rrugëtim
Ish lojtar i skuadrave si Real Madrid, Milan, Roma dhe Inter, për Panuccin kjo është eksperienca e tretë si trajner dhe e para me një ekip kombëtar. Eksperienca e tij si trajner i Livornos, ku u pushua nga puna, nuk cilësohet si fatlume nga mediat Italiane, e as ajo me Ternana që përfundoi para nisjes së kampionatit për shkak të problemeve me drejtuesit e skuadrës. Ai ka pasur rolin e zëvendës trajnerit, në krah të Fabio Capellos kur ky i fundit drejtonte kombëtaren ruse në 2014-ën
Muajt e fundit Panucci i ishte dedikuar karrierës televizive si opinionist në ‘Mediaset Premium’. Ndërsa tani ai është shprehur gati për aventurën e re me FSHF-në që preferoi emrin e tij mes Filippo Inzaghi, Valter Zenges, Giancarlo Camolese e Clarence Seedorf.
Kristian Panucci do të marr pagë mujore 20 mijë euro apo 240 mijë euro në vit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme