Ja sa paguhet aktori Kivanc Tatlitung

Kivanc Tatlitug  njihet si një ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi, ndërsa fama e tij ka kaluar kufijtë viteve të fundit.

 

33 vjeçari i cili i cili karrierën e tij fillimisht e nisi si model, e më pas në aktrim ,  është më i kërkuari nga producentët turk. Edhe në Shqipëri ai njihet dhe pëlqehet nga një publik i gjerë, falë interpretimeve të tij, në disa seriale të njohura, të cilat për muaj me radhë kanë mbërthyer publikun shqiptar para ekranit.Këtu përmednim ‘Dashuri e Ndaluar’ i cili interpretoi si Behlul, ‘Menekeshe ile Halil’ ,Gumus, Kuzey Guney, Kurt Seiti në serialin “ Kurt Seit dhe Sura’

Ndërsa ai numëron një listë të gjatë rolesh në kinematografinë turke, duket se viti 2017-të do të jetë akoma më i suksesshëm sa i perket karrierës së tij profesionale.

Gazeta turke ‘Haber Turk’ thotë se Tatlitug do të përfitojë 32 000 euro në javë dhe më shumë se një milionë euro gjithë vitin nga seriali “Cesur ve Guzel”, si dhe pothuajse dy milionë euro të tjera nga reklamat.

Tatlitug do të marrë pjesë në reklamat e markës së xhindeve “Mavi”, imazh i së cilës ka qenë edhe vite më parë.  Fitimet e aktorit të famshëm turk do të rriten, nëse ai vendos të marrë pjesë në projekte të tjera përgjatë vitit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme