Presindenti i SHBA-ve Donald Tump, nuk i duhet të përdorë më avionin e tij personal, pasi tani e tutje, ai do të udhëtojë me “Air Force One”.
Trump gjithashtu realizoi udhëtimin e tij të parë për në Filadelfia, ku ka mbajtur një fjalim para republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, me avionin që udhëtojnë presidentët e SHBA-ve.
“Avion i bukur. I mrekullueshëm”, citohet të ketë thënë Trumnp pas udhëtimit të tij të parë me këtë avion.
Avioni ka një hapësirë prej 371 metrash katrorë, dhe është praktikisht një “Shtëpi e Bardhë fluturuese”. Trupi i avionit mund ta përballojë një shpërthim bërthamor nga toka, dhe ka raketa ndriçuese të fshehura në krahët e tij, për të vërejtur raketat e armikut.
“Ai është mahnitur nga ky avion, dhe nga ajo që përfaqëson Shtëpia e Bardhë”, ka thënë zëdhënësi i presidentit, Sean Spicer.