Cars.co.za ka sjell imazhet e modelit të ri të VW Polo i cili duket të jetë më i madh se modeli paraprak. Kjo i mundëson të konkurroj me modelet e reja të Ford Fiesta, Kia Rio dhe Citroen C3.
Motorët në këtë model do të jenë të rinj si ai 1.5-litër TSI me 128 dhe 148 kf i cili zëvendëson atë 1.4-litër TSI. Versioni bazë do të vijë me motor 1.0-litër me benzinë me fuqi prej 64, 74, 94 dhe 113 kf, ndërsa motori dizel pritet të jetë version i përmirësuar 1.6-litër TDI. Modeli Polo GTI pritet të vijë me motor 2.0-litër me 200 kf, shkruan Ekspres.
Sa i përket ndërruesit të shpejtësive, ata do të jenë manual me 5 dhe 6 shpejtësi si dhe ai automatik me 7 shpejtësi.
Ky model pritet që zyrtarisht të prezantohet në Frankfurt Motor Show 2017 në muajin Shtator.