Janet Jackson shfaqet me veshje islame pas lajmërimit të shtatzënisë

Këngëtarja Janet Jackson këtë javë është parë në publik për herë të parë që kur ka bërë me dije se është shtatzënë – e veshur me një veshje islame.

Ylli besohet të jetë shndërruar në myslimane pasi është martuar me miliarderin nga Katari, Wissam Al Manna, 41 vjeç, më 2012.

Fotografitë ekskluzive të publikuara nga britanikja “Mirror” shfaqin çiftin të lumtur nëpër rrugët e Londrës. Ata shëtisnin dorë-për-dore derisa Janet – e cila do të bëhet nënë për herë të parë gjatë këtij viti në moshën 50 vjeçare – shfaqi edhe barkun e fryrë, transmeton Koha.net.

Ata janë parë duke kërkuar rroba për fëmijë në një butik të qytetit para se të ndalonin për drekë në një restorant.

Janet, e cila ka shitur mbi 100 milionë albume, konsiderohet gjerësisht si një prej solo-këngëtareve më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Ajo ka qenë e martuar edhe dy herë më parë para se të takonte burrin e saj miliarder.