Januzaj edhe më afër transferimit te Fenerbahce

Mediat në Turqi raportojnë se agjenti i Adnan Januzajt pritet të filloj negociatat përfundimtare me Fenerbahcen rreth një transferimi të mundshëm.

Transferimi i Januzajt në Stamboll do të ishte një goditje e madhe për Sunderlandin, jo për arsyejen që klubi anglez ka ndërmend ta mbajë atë në klub, por për shkak se ata kanë në plan ta shesin Jeremain Lensin, transmeton portali arbresh.info.

Lens ka qenë i huazuar për një sezon nga gjiganti turk. Vendi i tij te skuadra angleze është përmbushur nga Januzaj me transferimin e tij nga Manchester United për një sezon në formë huazimi.

Derisa Jeremain Lens ka shkëlqyer te Fenerbahce, kosovari ka pasur probleme të mëdha te klubi në ‘Stadium of Light’. “Djajtë e Kuq” janë duke menduar rreth largimit të përhershëm të Januzajt nga klubi, gjë të cilën janë duke u përpjekur ta bëjnë edhe Sunderlandi me Lensin.

Çmimi i reprezentuesit kosovar të Belgjikës ka rënë dukshëm për shkak të formës së tij të dobët këtë edicion, ku ka arritur të shënojë vetëm një herë./arbresh.info