Jennifer Lopez e lumtur në krahët e Drake

Është përfolur gjithë këto ditë, por kjo foto e publikuar pak orë më parë ka vërtetuar dashurinë e këngëtares dhe aktores së njohur Jennifer Lopez dhe Drake. Reperi 30-vjeçar është bërë i njohur edhe për marrëdhënien me Rihanna-n, por tani duket se ai kapitull është mbyllur për të nisur një të ri.

Edhe Jennifer nga ana e saj, këtë vit ka mbyllur historinë me balerinin Casper Smart, gjithashtu shumë më i ri në moshë sesa ajo. Jennifer është 47 vjeçe, ndërsa Casper 29. Nëse gjithçka është ashtu si duket nga kjo foto e Jennifer dhe Drake, ajo do të vazhdojë të jetë e përfshirë në një histori dashurie me një diferencë të pazakontë moshe me partnerin.

Megjithatë ata duken të lumtur dhe kjo ka rëndësi. I vetmi person i pakënaqur nga kjo marrëdhënie duket se është Rihanna, e cila javën e kaluar siç shkruhet në media, i ka bërë “unfollow” Jennifer Lopez. Të paktën kështu nuk do i jetë shfaqur kjo foto gjithë dashuri e Jennifer me Drake të humbur në përqafim.