John Terry nënshkruan për Aston Villa

John Terry është bashkuar me Aston Villa si një transferim i lirë. Këtë e ka konfirmuar pronari i klubit në fjalë, Tony Xia, në Twitter. Ish-mbrojtësi i Chelsea e ka lidhur karrierën e tij të deritanishme, prej moshës 21-vjeçare, me klubin nga “Stamford Bridge”, por këtë verë u detyrua të largohej,  pasi kontrata e tij përfundoi.

Terry bëri gjithsej 690 paraqitje në total për Chelsea, duke shënuar 65 gola, pasi fitoi pesë tituj Premier League, pesë “FA Cup”, tri Kupat e Ligës, Ligën e Kampionëve dhe “Europa League”. Megjithatë, ai ka vendosur të vazhdojë të luajë në nivele të larta, duke zgjedhur Aston Villa. Presidenti i kësaj të fundit ka konfirmuar për marrëveshjen, e cila do të njoftohet zyrtarisht. “Je i mirëpritur JT në qytetin e Birmingham … Aston Villa.

“Njoftim së shpejti,” – shkroi Xia të hënën. Raportet sugjerojnë se Terry do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare në “Villa Park”, me një bonus prej rreth 4 milionë eurosh nëse ata do të ngjiten në Premier League.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme