Joshua – Klitschko, do ta thyej rekordin e shikueshmërisë!

Dueli i shekullit mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkovit pritet që të thyej rekordin e shikueshmërisë, transmeton IndeksOnline

Përveç kësaj, kjo përballje pritet të ketë rreth 90 mijë tifozë në stadiumin e famshëm anglez “Wembley”. E kjo shifër e madhe në këtë stadium nuk ka qenë asnjëherë, pasi më parë ky stadium ka siguruar vetëm 80 mijë vende për tifozët e futbollit.

Meçi që do të zhvillohet më 29 prill pothuajse ka arritur t’i shet të gjitha biletat, ndërsa çmimet më të ulëta kanë qenë nga 40 funta deri në 80 funta.

Kryetari i Bashkësisë së Londrës u shpreh shumë i lumtur që dy boksierët kanë zgjedhur Londrën për një përballje të tillë.

“Unë nuk mund të pres deri te përballja. Këtu në Londër do të jetë fantastike, ku një trumë rekord do të jetë e pranishme në Wembley pas luftës. Unë jam i kënaqur me transportin dhe rrjetin hekurudhor të cilat do të tërhiqen në mënyrë që të lëvizin 90 mijë njerëz të sigurt në kryeqytetin ton”, ka thënë Sadik Khan.

Një shikueshmëri kaq të lartë më parë e kishte arritur meçi mes Len Harvey dhe Jock McAvoy në “White City” të Londrës gjatë vitit 1939

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme