Justin Bieber: “Martesa më shpëtoi nga vetja”

Justin Bieber e ka hapur zemrën e tij në një mesazh të gjatë në Instagram, duke zbuluar se suksesi në adoleshencën e tij e shpiu atë në një rrugë të gabuar, ndërsa martesa e ka shpëtuar.

Këngëtari 25-vjeçar i hitit Baby e ka pasur një transicion të vështirë nga ylli fëmijëror i popit në një idhull të popit duke dalë nga “binarët” për disa vjet ndërkohë që u ballafaqua me depresionin, problemet ligjore dhe sjelljen e keqe, e cila e arriti kulmin në një luftë me fqinjin e tij në Kaliforni lidhur me një incident të hedhjes së vezëve.

Image

Por, në një letër të re të sinqertë të postuar në mediat sociale, Justin zbulon se gruaja e tij Hailey e ka ndihmuar atë ta gjejë përsëri rrugën e duhur.

“Kalova nga të qenit një djalë 13-vjeçar nga një qytet i vogël në të qenit një person i vlerësuar nga bota ku miliona njerëz thonë se sa më duan dhe sa i mrekullueshëm jam”, shkruan ai, përcjell KOHA Ditore. “Unë nuk e di për ju, por modestia vjen me moshën. I dëgjoni këto gjëra shumë si një djalë i ri dhe në fakt filloni ta besoni, racionaliteti vjen me moshën dhe po kështu edhe procesi i vendimmarrjes suaj… të gjithë i bënë të gjitha për mua, kështu që kurrë nuk i mësova themelet e përgjegjësisë”.

Ai e pranon se e gjithë fama e hershme nënkuptoi se ai “nuk kishte aftësi në botën e vërtetë” kur i mbushi 18 vjeç, me miliona dollarë dhe qasje në çfarëdo që donte.

“Ky është një koncept shumë i frikshëm për këdo”, shton ai. “Deri në moshën 20-vjeçare, unë e kisha marrë çdo vendim të keq që mund ta mendoni dhe kalova nga një prej njerëzve më të dashur dhe më të adhuruar në botë në personin më të tallur, më të gjykuar dhe më të urryer në botë!”

Në letrën drejtuar universit, Bieber zbulon gjithashtu se ai mori “drogë mjaft të rënda në moshën 19-vjeçare” dhe “abuzoi me të gjitha marrëdhëniet e tij”, duke shtuar se ai u bë “i lëndueshëm, mosrespektues ndaj femrave dhe i zemëruar”.

“Për fat të mirë Zoti më bekoi me njerëz të jashtëzakonshëm që më duan për atë që jam. Tani jam në periudhën më të mirë të jetës sime ‘MARTESËN’!! Që është një përgjegjësi e re dhe e çmendur”, shpjegon ai. “I mësoni durimin, besimin, përkushtimin, mirësinë, modestinë dhe gjithçka që i ngjan një njeriu të mirë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme