Juventus kërkon transferimin e lojtarit të PSG-së

Presnel Kimpembe, ka mundësi të largohet nga PSG këtë verë për herë të parë në karrierën e tij profesionale.

Chelsea, i cili po vëzhgon nga afër qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde, ishte më i pozicionuari, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, sipas ‘Sky Sport’, një skuadër që e ka pozicionuar veten shumë mirë në garën për nënshkrimin e francezit është Juventusi i Massimiliano Allegrit.

Të njëjtat media raportojnë se pala franceze nuk do të ishte e pakënaqur nëse lojtari i akademisë do të largohej nga klubi.

Në moshën 26-vjeçare, bordi i kryeqytetit nuk është i kënaqur me sjelljen e mbrojtësit jashtë fushës, ndërsa performanca e tij në fushë nuk ka qenë as e shkëlqyer.

Shifra për të cilën Kimpembe mund të largohet nuk dihet, por duhet konsideruar se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2024 dhe skuadra e Nasser Al-Khelaifi praktikisht e ka mbyllur marrëveshjen për Milan Skriniar./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme