Juventusi ia sheh sherrin Raiolas për Pogban, mund të dënohet nga FIFA

FIFA do të vazhdojë hetimin në lidhje me transferimin e Paul Pogba, nga Juventus te Manchester United.

Por, hetimi do të vazhdojë vetëm për bardhezinjtë, pasi “djajtë e kuq”, janë cilësuar si të pafajshëm në këtë histori.

Hetimi lidhet me komisionet e larta të përfituara nga menaxheri i francezit, Mino Raiola, diku afër 41 milionë euro.

Nëse do të verifikohet implikimi i bardhezinjve në këtë parregullsi, atëherë ata rrezikojnë bllokimin e afatit kalimtar për sezonin e ardhshëm.

Hetimin e ka konfirmuar edhe FIFA: “ Jemi duke hetuar, por nuk mund të themi asgjë më shumë”.

Nëse Juventusi do të gjendet fajtor atëherë mund të dënohet.

Pogba ka shënuar nënta gola në 51 paraqitje për United këtë sezon që lamë pas.  /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme