Ka vet 32 vjet dhe është këngëtarja më e pasur në botë: Kjo është pasuria marramendëse e saj

Rihanna bëri debutimin e saj në listën vjetore të muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, në vendin e tretë, përpara Elton John dhe Mick Jagger.


Rihanna ka jetuar për ca kohë në Londër, dhe këtë vit ajo bëri debutimin e saj në listën vjetore të muzikantëve më të pasur në Sunday Times. I pari në listë është kompozitori Andreë Lloyd Ëebber dhe i dyti është Paul McCartney.

Ylli i muzikës së fundmi mbushi 32 vjet, që do të thotë se ajo e bëri fatin e saj në një kohë shumë të shkurtër. Ajo publikoi albumin e saj të parë në 2005, dhe në vitet në vijim ajo regjistroi një seri prej 14 hiteve në listat më të famshme në botë. Edhe pse ajo nuk ka publikuar album që nga viti 2016, ajo ka vazhduar të fitojë para me markën e saj.

Fitimet e Rihanna vijnë në një pjesë të madhe nga marka kozmetike Fenty Beauty, të cilën ajo e lançoi në vitin 2017, dhe në të cilën sot pjesëmarrja e saj e raportuar për 15 përqind, vlen 351 milion paund, shkruan BBC.

Ndërsa, Forbes shkroi vitin e kaluar se Rihanna zotëron një pasuri prej 600 milionë paundëve.