Kalimi tek Fenerbahce, Muriqi ka dy persona të veçantë për të falënderuar

Ylli kosovar, Vedat Muriqi, këtë afat kalimtar është transferuar tek gjiganti turk, Fenerbahce.

Muriqi aktivizohej sezonin e kaluar me skuadrën e Rizespor, ku shkëlqeu duke qenë shënuesi i dytë më i mirë në Superligën turke.

Lojtari tërhoqi vëmendje të madhe edhe nga Galatasaray, por në fund ai zgjodhi t’i bashkohet Fenerit.

E për këtë arritje të tijën, në një intervistë për ‘Fenerbahce Magazine’, kosovari ka falënderuar dy persona në veçanti.

“Falë nënës time dhe gjyshit tim, unë jam këtu ku jam. Ata ishin tifozët e parë të Fenerbahce në familjen time, pasi shumica ishin me skuadrat jugosllave” ka thënë Muriqi, transmeton lajmi.net.

Muriqi në shtator do të kthehet për të mbrojtur fanellën e Kosovës, kur kombëtarja ynë do të ketë testin e rëndësishëm kundër Republikës së Çekisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme