Kandidati presidencial për Francë i martuar me profesoreshën e tij

Emanuel Macron, është 39 vjeç dhe ka eksperiencë pune dy vjet si ministër i Ekonomisë, nga legjislatura e mëparshme e presidentit Hollondë. Ai u ngjit dje në palk për të festuar fitoren e turnit të parë bashke me gruan e tij Briggite, 25 vjet më e madhe se ai dhe njëherazi ish profesoresha e tij në lice. Ata u njohën kur ai ishte vetëm 15 vjeç dhe 40, ai ndiqte një kurs për teatër në lice dhe ajo ishte drejtuesja e kursit. Ai u dashurua menjëherë me të dhe gjithmonë i thoshte se një ditë ata do të bëheshin bashkë, por ajo betohet se në atë kohë nuk kanë pasur ndonjë lidhje intime, por vetëm pasi ai ishte në moshë madhore. Ajo për atë la mësimdhënien në lice dhe divorcoi burrin e parë për t’u martuar bashkë në 2007. Nga ai moment ajo nuk i është ndarë asnjëherë edhe në jetën politike, gjithmonë prezente dhe këshilltarja e tij më e mirë, por në publik nuk flet kurrë. Nuk mund të jetë Macron pa Briggite, tregon “la Macrons” një libër autobiografik që doli në muajin mars dhe tregon historinë e suksesit të kandidatit për president në Francë. Ish profesoresha e liceut përgatit dhe korrigjon fjalimet e kandidatit për president, kontrollon artikujt e shtypit, thërret gazetarët për intervista, shoqëron Emanulenin në çdo hap të politikës. Ajo nuk ka asnjë post zyrtar në lëvizjen “Le Marche” e krijuar nga burri i saj, por ajo ndodhet gjithmonë aty kur flitet për politikë. Zonja Macron në një intervistë për një media franceze kishte treguar muajin e kaluar se nuk është e lehtë të jesh gruaja e një politikani por dëshira e saj e vetme është që ta shoh atë ne Elise.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme