Katastrofë në Izrael në një tubim fetar, dhjetra të vdekur, qindra të plagosur

Të paktën 44 vdekur dhe mbi 150 të plagosur, rreth njezët prej tyre në gjendje të rëndë, është numri i një aksidenti që ndodhi pas mesantës në turmën e një feste fetare të mbushur me hebrenj ultra-ortodoksë në malin Meron, në Galile.

Sipas mediave izraelite, disa njerëz rrëshqitën nga shkallët e tribunave, duke tërhequr me vete pjesëmarrësit e tjerë dhe duke shkaktuar një arratisje masive në të cilën dhjetra njerëz u shtypën.

Në një postim të botuar në Twitter, dhoma e urgjencës Magen David Adom specifikoi se shkaku i aksidentit ishte një “shkelje” e njerëzve që po merrnin pjesë në tubimin fetar.

 Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu foli për një “katastrofë të rëndë” .

Si çdo vit me rastin e festës hebraike të Lag ba-Omer (e cila përkujton rebelimin hebre të 132 pas Krishtit kundër legjioneve romake)
mbi 100,000 hebrenj  shkuan në malin Meron për t’u lutur në varrin e Shimon Ber Yochai, një rabin i famshëm të shekullit të dytë pas Krishtit

Sipas traditës, ai është autori i tekstit mistik të Zohar (shkëlqimit).

Kjo ngjarje ka qenë më e ngarkuara në Izrael për vite me radhë, ndonjëherë duke tërhequr deri në gjysmë milioni njerëz.

Vitin e kaluar, për shkak të koronavirusit, ai u anulua.

Këtë vit, me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, ai u autorizua, por me kufizime të shumta të cilat, megjithatë, nuk
i rezistuan presionit të turmës së pamasë.

 

 

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme