Kemali i propozon të dashurës në ditëlindjen e tij (FOTO)

Ajo që surprizoi fillimisht  aktorin Burak Özçivit, i njohur tek ne si Bali Bej, me një festë të veçantë me rastin e 32 vjetorit të lindjes së tij ka qenë pikërisht e dashura e aktorit, Fahriye Evcen, e cila kishte organizuar një mbrëmje të speciale me miqtë e tyre më të afërt.

Ndërsa surprizën e vërtetë e kishte menduar vetë protagonisti i mbrëmjes.

Këtë 24 dhjetor e bëri një ditë akoma më të veçantë për ta, kur ai i është ulur aktores në gjunjë duke i propozuar për martesë, shkruan syri.net

Momentin kulminant të mbrëmjes kur aktorja vendos unazën me vlerë 9mijë dollarë në gisht, miqtë dhe të afërmit që ishin të pranishëm në këtë festë e kanë dokumentuar përmes disa fotografive, të cilat më pas edhe janë publikuar në rrjetet sociale.