Këmba e majtë, këmba e djathtë,…!: Njihuni me robotin me katër këmbë që pritet të kalojë edhe “kodrat” në Mars

Një robot i vogël katërkëmbësh me emrin ‘SpaceBok’ është vendosur të jetë makina e parë me motor që ecën nëpër sipërfaqen e Marsit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për robotin me katër këmbë të SpaceBok, të cilat do ta lejojnë atë të ngjitet në terrene të ashpra dhe ndoshta të kërkojë shenja jete që përndryshe mund të kenë kaluar pa u vënë re.

Roboti fillimisht u zhvillua për të ecur “përtej Hënës” dhe ishte programuar të “hidhej në vend që të ecte”, por prodhuesit e SpaceBok e kanë ridizenjuar atë për në Mars.

Nuk është e qartë kur SpaceBok do të shkojë në Mars, dhe DailyMail.com shkruan se ka kontaktuar studiuesit për më shumë informacion.

SpaceBok është ide e ekipit të shkencëtarëve nga ETH Zurich në Zvicër dhe Instituti Max Planck në Gjermani, i cili e projektoi atë në vitin 2018 për të imituar lëvizjet e një antilope.

Dhe tani duket se ekipi po shikon më larg në hapësirë dhe ka modifikuar këmbët dhe ecjen e robotit për ta ndihmuar atë t’i rezistojë edhe terreneve më të vështira. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme