Këngë të shumta u publikuan këto ditë… Ja cilat po pëlqehen me shumë (Video)

 E martë, 25 Tetor 2016  –  Sakte.netKëto ditë ishin mjaft të “ngarkuar” me publikimin e këngëve të reja nga artistët e njohur shqiptarë. Ata sollën projektet e tyre të paralajmëruar me parë.

Fillimisht erdhi bashkëpunimi i reperit Elinel me këngëtarin Butrint Imeri. Projekti i tyre “Papa” u mirëprit mjaft mirë nga fansat e tyre.

Një tjetër bashkëpunim u lansua një ditë me vonë, ajo e Adrian Bujupit me Dalool ” E ëmbël”, edhe kjo këngë po klikohet mjaft shumë, shkruan Magazina.al.

Dita e premte e javës që lamë pas, ishte ditë produktive edhe për reperin 2 Ton, i cili solli për fansat klipin e këngës “Diçka tjetër”, dhe si çdo herë këngët e tij janë të pëlqyera.

Ndërkaq në vikend, ditën e shtunë erdhën  edhe dy projekte tjera, ai i reperit Getinjo ” A moj pare”, si dhe e Samanta Karavella  “Si ai”. Që të dyja morën klikime të shumta brenda pak orë, shkruan Magazina.al.

Njejtë vepruan edhe Ledri Vula “A jena mirë” si dhe Genta Ismajli ft MUMA “Squat Baby”, të cilët publikuan këngët e tyre ditën e diele, të cilat padyshim po pëlqehën shumë.

Ndërkaq artistët Elvana, Capital T si dhe 2po2 sollën mbrëmë këngën e tyre të shumëpritur “LEJLA” që padyshim ishte qershia mbi torte, e cila momentalisht ka marrë mbi 300 mijë klikime, edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që nga publikimi.

Së cila prej këtyre krijimeve është pëlqyer më shumë, shikojeni klikimet…./Magazina.al/