Kengëtarja Kristina Marku: Artistja e kerkuar e diaspores

Karriera e Kristines mund te krahasohet me ylberin, pasi eshte e ndritshme, e bukur dhe me ngjyra. Kengetarja e shume hiteve te njohura, nder vite ka prokuar tendence permes shume klipeve te suksesshme e qindra paraqitjeve ne televizion. Edhe kete vere, eshte ketu, atje, gjithkund… Sapo eshte kthyer nga U.S.A, ku pati nje turne te gjate me mbremjet live dhe evente te ndryshme. Jeta e saj eshte e lidhur me avionin pasi gjithnje ka kerkesa nga te kater anet e botes ku ka komunitet shqiptar. Kristina Marku vjen kete here me nje kenge shume te bukur,sigurisht te trevave te veriut, me titull ‘Shqiperia Etnike’ tekstin e se ciles e ka bere vete. Suksese te metejshme Kristina dhe sa me shume hite ne vazhdim !

-Disa detaje qe, ende nuk i dime. Le ta nisim nga vendlindja juaj … Une kam lindur ne qytetin e Pukes, dhe jam krenare per vendlindjen time.
-Jemi ne prag te veres, kohes kur ne treg ka bum klipesh. Ju po pergatiteni per ndonje projekt te ri, klip a material muzikor ? E kam gati nje kenge dashurie, ky projekt do lancohet shume shpejt.
-Si u prite ne U.S.A ? Po jetoj endrren time, u ndjeva shume e lumtur qe njerezit atje me priten me shume dashamiresi. Andej vleresohet zeri pastaj pamja e jashteme.
-Cilet kane qene disa nga bashkepunetoret gjate karrjeres tuaj muzikore ?Jane te shumte, por do te vecoj ketu : Alban Furtuna, Kole Susaj, Gezim Mneri e Jorgo Papingji …
-Muzika është po aq e bukur sa edhe e vështirë. Ti vetë ku e sheh të bukurën dhe ku të vështirën? Sepse ne ditet e sotshme, Bota e muzikes eshte jashtezakonisht konkurruese e ka shume berryla .
-Sipas informacioneve te mia emri juaj eshte mjaft i lakuar e I njohur edhe nga bashkeatdhetaret tane ne diaspore… Une jam larguar prej vitesh nga Shqiperia dhe nuk jetoj ketu, ndaj jam e ftuar vazhdimisht per dasma, evente e gezime te ndryshme familjare ne diaspore .. (Zvicer, Amerike, Maqedoni etj)
-Si arrin të udhëtosh kaq shumë pa u lodhur? Jam mësuar dhe tani nuk më bëjnë përshtypje më udhëtimet. Lodhjen më shumë e ndien kur udhëton për një koncert ,dy apo tre ditë, por kur rrimë më gjatë, edhe nuk e ndiejmë lodhjen.
-Është e mërzitshme jeta larg shtëpisë, nëpër turne dhe hotele? Kjo varet se si përjetohet nga çdo njeri. Për mua nuk është dhe aq e mërzitshme edhe pse kur qëndrojmë nganjëherë më gjatë se ç’duhet na bëhet dhe pak e mërzitshme sepse na merr dhe malli për njerëzit që lëmë këtej. Por që jam mësuar dhe nuk më bën dhe shumë përshtypje.
-A ka xhelozi profesionale si kudo, apo më e fortë në muzikë? Unë nuk kam patur dhe nuk kam xhelozi profesionale. Unë jam Kristina dhe kam adhuruesit e mi, ashtu si çdo këngëtar tjetër. Konkurrenca është e fortë, por po punove arrin të shijosh dhe frutet e punës.
-Stili i te veshurit, kujdesi per veten, duket qe eshte nje tjeter pasion I juaji. Sa kohe shpenzoni dhe I kushtoni pamjes tuaj ? Sigurisht, pasi pike se pari une jam artiste dhe jam pasqyre per fansat e mi. Por qe i kushtoj rendesine e duhur, sipas kendveshtrimit tim .
-Si mund ta pwrshkruani veten me tre fjale ? Jam e drejte, e cilter & natyre impulsive .
-Tre kenaqesi ? Skena, Shopping e udhetimet .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme