Këta janë 10 telefonat më të pëlqyer të vitit 2016!

Është koha e vitit kur rikapitullohen inovacionet më të përfolura në teknologjinë mobile, të vitit që po lëmë pas. Kjo listë, e krijuar nga GSM Arena sjell telefonat që kanë marrë më së shumti fansa dhe jo domosdoshmërisht telefonat më të mirë.

Sony Xperia X Performance është i fundit në listë duke marrë vetëm 10 vota më shumë se LG V20, kështu që vendi i dhjetë është i diskutueshëm.

Në një pozitë më lartë gjejmë Xiaomi Mi Mix, telefon konceptual që është bërë realitet pas lansimit në tetor. Për vetëm dy muaj, pajisja ka mbledhur më shumë fansa se Xperia që është lansuar në shkurt.

Më pas vjen Galaxy Note 7, në vendin e tetë. Note 7 nuk ka më besueshmërinë e fansave pas dështimit të pajisjes dhe problemeve me shpërthime të disa njësive të saj.

LG G5 vjen në pozitën e shtatë kurse HTC 10 pozicionohet në vend të gjashtë.

Një tjetër telefon nga Samsung ka pozicion më të mirë në listë; Galaxy S7 vjen në vendin e pestë të listës së telefonave më të famshëm.

Sa i përket Xiaomi, Mi Mix nuk është pajisja e vetme e kompanisë që është e famshme. Mi 5 nga kompania kineze ka zënë vendin e katërt përderisa Redmi Note 3 rangohet në vend të tretë.

Në vend të dytë vjen OnePlus 3 që mbledh fansa shumë më shumë se pajisja pasuese e të njejtës kompani, One Plus 3t.

Megjithatë, numrin më të madh të fansave për këtë vit ka marrë Samsung. Galaxy S7 Edge ka rezultuar të jetë pajisja më e pëlqyer nga konsumatorët e ndryshëm mbarë globit.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të 10 telefonave më të pëlqyer të vitit 2016, në bazë të numrit të fansave.

 

  • Samsung Galaxy S7 Edge
  • OnePlus 2
  • Xiaomi Redmi Note 3
  • Xiaomi Mi 5
  • Samsung Galaxy S7
  • HTC 10
  • LG G5
  • Samsung Galaxy Note 7
  • Xiaomi Mi Mix
  • Sony Xperia X Performance

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme