Këto janë 5 profecitë e Nostradamusit për vitin 2017!

Për profetin e famshëm ka shumë të dhëna në lidhje me parashikimet e tij. Ka disa qe besojnë se ai kish mundur të parashikonte edhe 11 shtatorin, përmes interpretimeve të tij në lidhje me një qiell që përflakej pikërisht në këtë ditë.

 

Por çfarë ka parashikuar ai për vitin tek i cili po përgatitemi të trokasim.

1. Do të ketë një shpërthim të fuqishëm të vullkanit Vezuv pranë Napolit në Itali. Për këtë është folur edhe shkencërisht edhe shumë herë të tjera, por deri tani është shtyre disa herë. Te shohim se ç’do të ndodhë gjatë 2017-ës.

2. Do të ketë një termet të fuqishëm që do të prekë gjithë Kaliforninë. Edhe në këtë rast është folur gjithashtu edhe shkencërisht. Ne gjysmën e dytë të vitëve ‘800, ky vend është shkatërruar nga një termet i fuqishëm prej 7.9 ballesh, por këtë radhë flitet për një termet 8 ballë.

3. Gjatë këtij viti flitet se Toka do të sulmohet nga trupa jashtëtokësore. Dhe në këtë rast nuk është fjala për meteoritë, por për planetë të tërë. Fjala është për Nibirun, një planet jashtë diellor që rrotullohet rreth yllit tonë dhe ndodhet pranë Neptunit “Hëna do te verbohet dhe në Toke do të shfaqen dy diej”, thuhet në profeci.

4. Profecia e katërt bën fjalë për gjuhën. Nostradamusi flet për një shkrirje të kufijve gjuhësore, por në profecitë e tij ai flet për mundësinë që njerëzit do të arrijë të komunikojnë me njeri-tjetrin në gjuhë të ndryshme, por të kuptueshme për shkak të makinave që do të mundësojnë këtë. Në fakt kjo gjë është tanimë bërë e mundur dhe në këtë rast, duket se Nostradamusi është kohë pas në parashikimet e tij. Ndërkohë që sipas disa interpretuesve të tjerë të tij, fjala është për krijimin e mundësisë se komunikimit mes njeriut dhe kafshëve përmes gjuhës.

5. Profecia e pestë është në fakt pozitive dhe optimiste. Fjala është për zbulimin e një metode të re mjekësore që do të bëjë të mundur shërimin e disa prej sëmundjeve më të renda, sikurse tumoret dhe AIDS. pas kësaj thuhet në profeci, njeriu do të ketë mundësi të jetojë deri në 200 vjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme