Kia do të prezantojë gjeneratën e re K900 në panairin e automobilave New York Auto Show.
Panairi pritet të mbahet nga fundi i muajit mars deri në javën e parë të prillit.
Megjithatë, kjo veturë tashmë ka debutuar në vendlindjen e kompanisë, nën emrin K9.
Në krahasim me gjeneratën aktuale, gjenerata e re vjen me ndryshime përpara te dritat, dizajn më të ulët e trup më të gjatë.
Motori i tij do të jetë 3.3-litërsh ose 3.8-litërsh, por do të jetë edhe një version 5.0-litërsh V8.