Kim dhe Kanye po i nënshtrohen një terapie

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se janë duke vizituar terapistët ndaras mirëpo këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë këshilltar të çifteve.

Yjet e famshëm të shout dhe muzikës po përmbyllin 2016’ën si një vit shumë të vështirë për të dy pasi Kim u grabit nga disa njerëz të armatosur në Paris e në anën tjetër, pak pas kësaj, Kanye u hospitalizua për shkak të gjendjen jo shumë të mirë shëndetësore, transmeton arbresh.info.

Ka pasur spekulime se martesa e tyre është duke pësuar dridhje mirëpo këto thashetheme janë demantuar nga shoku i ngushtë i Kim, Jonathan Cheban./arbresh.info.

kim-kardashian