Kim Kardashian nën hetime për vizitën e “paautorizuar” në Dubai

Autoritetet në Dubai kanë nisur një hetim nëse Kim Kardashian ka bërë një vizitë të “paautorizuar” në emiratet e Gjirit Arab, duke sugjeruar që vizita e saj gjoja në emër të bamirësisë për fëmijë, ishte kundër vlerave lokale.

Kardashian me 15 janar vizitoi qendrën Rashid për aftësi të kufizuara, e njohur edhe si Qendra e terapisë pediatrike Rashid, transmeton portali arbresh.info.

Ajo arriti e veshur me xhinse të grisura dhe një maicë, por u ndërrua me një mantel të zi dhe gjerdan për vizitën e saj tek fëmijët në qendër.

Megjithatë, zyrtari në ministrinë e zhvillimit të komunitetit Wafa bin Suleiman citohet të ketë thënë që vizita e starletës ishte e paautorizuar dhe nuk “kishte qëllime prej të cilave do të përfitonin nxënësit”, raporton Reuters

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme