Kina prezanton robotin e ri gladiator prej 4 tonësh (Video)

Majmuni mbret është roboti gladiator më ri që do t’i sfidojë robotët tjerë gladiator në arenën e betejës. Roboti është prodhim i disa krijuesve kinezë. Gladiatori robot pritet të ketë duele të ndryshme me skuadra robotësh nga e gjithë bota.

“Nëse thashë se duam ta krahasojmë dizajnin ose shpejtësinë thjesht e kalojmë robotin në një tjetër komandë. Majmuni Mbret është heroi im, ai nuk do të dështojë dhe kurrë nuk do e pranojë humbjen. Pra ne do të bëjmë më të mirën që ta arrijmë këtë”, u shpreh Sun Shiqan, krijuese.

Majmuni Mbret i cili peshon 4 ton u ndërtua brenda dy muajsh. Për ndërtimin e tij u harxhuan rreth 1 milion e gjysmë dollarë. Megjithatë roboti ende nuk është përfunduar krejtësisht, krijuesit mendojnë që ndërtimit t’i japin fund vitin e ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme