Kinezët e duan Pepen (Foto)

Pepe pritet të transferohet në Kinë pas përfundimit të këtij sezoni

 

Real Madrid dhe Pepe pritet të ndahen në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi portugez nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Los Blancos për vazhdimin e kontratës.

Lojtari ka kërkuar një kontratë dyvjeçare, derisa Reali i ka ofruar kontratë të re vetëm për një vit. Duke e parë situatën, tri skuadra nga Kina tashmë kanë nisur garën për transferimin portugezit.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, interesim për Pepen kanë shfaqur tri skuadra: El Hebei Fortune, Shanghai SIPG dhe Guangzhou Evergrande, përcjell Express.

Klubet kineze i kanë ofruar Pepes 10 milionë euro neto në sezon, dyfishin më shumë sesa paguhet në Real Madrid. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme