Kirk Douglas mbush 100 vjeç muajin e tjetër
4 vjet më parëAktori i njohur, Kirk Douglas, me 9 dhjetor mbush 100 vjeç.
Gjatë një interviste për një kanal televiziv në Britani, djali i tij Michael Douglas thotë se ‘Kirk është në formë shumë të mirë’.
72-vjeçari që gjendet në krye të festimeve të babait të tij, kishte sygjeruar që për ditëlindjen e tij të organizonte një drekë, por Kirk nuk është pajtuar me këtë ide.
“Atij nuk i pelqen të shikojë njerëzi duke ngrëne, prandaj do festojmë duke pirë çaj,” tha ai.
Kirk ka lindur me 9 dhjetor, 1916, ndërsa babai i tij ishte Danielovitch Demsky, emigranë rus. Fillimisht ai e filloi karrieren e tij si kampion i mundjes, ndërsa më vonë tregoi sukses të madh edhe si aktor.
Për dollinë e ditëlindjes, Michael tha se ‘babit do t’i uroj edhe ditëlindjen e 101-të’. “Ai është figurë e madhe, person i fuqishëm dhe dua ta shoh të tillë,” shtoi ai.