“Kishim përballë një bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar”- Gazment Bardhi reagon për rezultatin e zgjedhjeve në Fier: Do qëndrojmë të panënshtruar

Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në Fier, ku arriti të marrë vetëm 4 mandate. Për Gazment Bardhin, i cili ishtë edhe drejtuesi politik në këtë qark reagoi duke thënë se “ata ishin njerëzit e lirë përballë një bande ministrash”.


bardhi

Bardhi shprehet zemërthyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve.

“Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë”, shkruan Bardhi.

Reagimi:

Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme