Kjo është befasia e këndshme që Milan ka përgatitur për tifozët në ‘Fadil Vokrri’

Shtatë herë kampionët e Evropës, skuadra e Milanit, sonte (e shtunë) zbret në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Nga ora 20:45, Milan do të jenë mysafir të KF Feronikelit, në përballjen miqësore përgatitore për sezonin e ri.

Për tifozët në Kosovë, është një mundësi e veçantë që të shohin nga afër Milanin, e cila është skuadra më e madhe që ka zbarkuar ndonjëherë në vendin e tonë.

Për tifozët që sonte do të jenë në ‘Fadil Vokrri’, e në veçanti ata të Milanit, skuadra italiane ka përgatitur një befasi të këndshme.

Befasia e këndshme për milanistët që do të jenë të pranishëm në stadium, do të jetë trofeu i Ligës së Kampionëve që Milani do ta shfaqë për tifozët.

Ky trofe i madh, i ngritur nga shumë kapitenë dhe i ëndërruar nga të gjithë futbollistët në botë, do të jetë sonte në ‘Fadil Vokrri’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme