Kjo është kosovarja që po i çmend austriakët (Foto)

Njëra nga kandidatet e këtij spektakli është edhe bukuroshja shqiptare Arlinda Kadaj.

Ambicia e saj është që nga kjo garë të dal vetëm fituese.

Ajo ka thënë se ideja për të marr pjesë në këtë spektakël i ka lindur që nga viti I kaluar.
“Kam ndjekur vitin e kaluar spektaklin e “Miss Austria e Epërme” dhe më është dukur shumë emocionues. Kur pash në Facebook se edhe këtë vit do të zhvillohet, vendosa që të aplikoj, për çka edhe nuk jam penduar. Tash jam pjesë e finales dhe jam shumë e lumtur për këtë”, shkruan tips.at, përcjell “albinfo.ch”.

Bukuroshja kosovare kaulifikohet në Miss Austria (FOTO)

19 vjeçarja nga Istogu e cila banon në St. Florian/inn, në këtë garë ka hyrë për të fituar një përvojë më shumë në konkurset e bukurisë, por qëllimi i saj sigurisht që është kurora e miss-it.

“Fillimisht është shumë e rëndësishme për mua që kjo garë të jetë një kënaqësi. Unë nuk pres shumë, sepse i lë gjërat që të vijnë tek unë dhe gëzohem gjithmonë çfarëdo që vjen. Natyrisht, se fitorja do të ishte shumë e bukur, dhe kjo është arsyeja pse edhe kam marr pjesë. Ne nuk mund ta dimë se cila në fund do ta merr kurorën sepse secila vajzë është e bukur në mënyrën e saj.”, ka potencuar bukuroshja Kadaj.

Ndryshe Arlinda Kadaj është fituese e “Miss Press” në spektaklin e bukurisë “Miss shqiptarja në botë”, që është zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar në Zvicër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme