Kjo është përgjigjja e Shkurte Fejzës që do ta çmendë Shyhrete Behlulin

Shyhrete Behluli ditë më parë konfirmoi thashethemet për prishjen e marrëdhënieve me shoqen e dikurshme të saj, Shkurte Fejza.

 

Një prej arsyeve të dëmtimit të raporteve të dy këngëtareve të mirënjohura shqiptare, ajo ka cekur mospërmendjen e emrit të saj në falënderimin e Shkurtes në 40-vjetorin e karrierës.

“Lajmi.net” ka kontaktuar me Shkurten për ta pyetur se si qëndron çështja në fjalë dhe përgjigja e saj ka qenë mjaft e prerë.

“Shkurte Fejza nuk e ka ndërmend t’u përgjigjet provokimeve dhe ngacmimeve të kohëpaskohshme të Shyhrete Behlulit që kohëve të fundit janë shndërruar në fushatë, por edhe të kujtdo qofshin ato. Respekt për mediat, por kjo nuk është në natyrën e Shkurtes”, citohet të ketë thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme