Klitschko dhe Joshua gati për duelin e shekullit

Wladimir Klitschko dhe Anthony Joshua do të takohen të shtunën në Wembley, ku do të luftojnë për titullin e botës në peshat e rënda

27-vjeçari Joshua është bërë boksier profesionist në vitin 2013 dhe që nga ai moment ai ka zhvilluar 18 ndeshje, duke mos humbur asnjë.

Britaniku, në prag të kësaj superpërballjeje me gjigandin ukrainas, deklaroi se nuk është i shqetësuar se mund të ndëshkohet në ring, kjo falë edhe punës së tij të kryer në bazë të një programi intensiv.

Ai shtoi gjithashtu se pret një nga ndeshjet më të forta dhe më madhështore të karrierës së tij, duel që do të zhvillohet përballë një numri shumë të madh shikuesish, ndoshta më i larti që është regjistruar në Britani në 80 vjet.

Në krahun tjetër, është një boksier me shumë eksperiencë. 41-vjeçari Klitschko, i cili nuk njihte humbje prej 11 vitesh përpara se të dorëzohej përballë Fury.

Ukrainasi ka 64 fitore në karrierën e tij dhe vetëm 4 humbje dhe këtë të shtunë do të kërkojë që t’i rrëmbejë Joshuas titullin në IBF si dhe të fitojë titujt në WBA dhe IBO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme