Klubet kineze ofrojnë 300 milionë për Ronaldo

Transferimi i Cristiano Ronaldo është synimi kryesor i klubeve kineze.

Ka qenë vetë menaxheri i portugezit, Jorge Mendes që ka zbuluar një ofertë të jashtëzakonshme që ka mbërritur në Madrid për klientin e tij.

Një klub që nuk iu është zbuluar emri ka ofruar 300 milionë euro për kartonin e futbollistit më të mirë në botë.

Paga e Ronaldos do të ishte 100 milionë euro në vit por kjo është refuzuar nga reprezentuesi portugez.

Mendes ka zbuluar për të përditshmen spanjolle AS se kanë refuzuar këtë ofertë të jashtëzakonshme financiare.

Por klubet kineze nuk do të ndalen dhe do të tentojnë përsëri që ta bëjnë të tyre Ronaldon në një të ardhme të afërt.