Ky koleksion i veturave të shpejta ekzotike është një parajsë e vërtetë për adhuruesit e veturave.
Ky cilësohet si koleksioni më i madh i veturave të shpejta ekzotike i cili numëron mbi 5,000 vetura të tilla në pronësi të Sulltanit të Bruneit, transmeton Express. Në këtë koleksion ka vetura si Ferrari F50, Jaguar XJ220, Lamborghini Diablo, McLaren F1 shumë të rrallë dhe shumë vetura tjera të shpejta ekzotike.
Në këtë koleksion shihen vetura në disa ekzemplarë si rasti i Porsche 959 me katër të tilla. Super garazhi gjendet nën pallatin mbretërorë.
Kjo video me foto është bërë në vitin 1999 dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur me këtë koleksion.