Kompania gjermane e modifikimit të veturave Posaidon, ka modifikuar Mercedesin super sportiv AMG E63 S 4 Matic, duke e kthyer atë në një “bishë” super të fuqishme.

Pas modifikimit të motorit V8 biturbo, ky sedan Posaidon Mercedes-AMG E63 S, ka 830 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Kësaj veture i janë modifikuar edhe mbrojtësit, rrotat, marshet e sistemi i shkarkimit, frenat e sistemi drejtues.

Posaidon Mercedes-AMG E63 S 4Matic shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3 sekonda e atë maksimale prej 350km/orë.