Konfirmohet: Shitet Milan

Shitja e klubit legjendar AC Milan te partnershipi kinez është finalizuar në vlerë prej 740 milionë eurosh, pas disa muajsh negociatash.

Rossoneri Sport Investment Lux e kompletoi blerjen e 99.9% të klubit të enjten, ka konfirmuar një deklaratë nga kompania Fininvest, e cila e kishte pasur në pronësi Milanin, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Grupi investues, i udhëhequr nga drejtori ekzekutvi Han Li, ka tentuar për disa javë që ta përmbyllë marrëveshjen por përmbyllja e marrëveshjes ishte shtyrë në mënyrë insistuese.

Kjo shitje i dha fund pronësisë 31 vjeçare të Silvio Berlusconit në Milan.