Kontratë e re për Messin

E martë, 08 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Leo Messit, kapitenit dhe yllit të Barcelonës dhe Kombëtares së Argjentinës, do t’i skadojë kontrata më 30 qershor 2018, shkruan Zeri.info.

Për këtë, gjiganti katalunas e ka ndërmend ta ‘blindojë’ lojtarin jug-amerikan me një kontratë të majme.

Klubi është duke i çuar përpara bisedimet për marrëveshjen e re me Luis Suarez, Rakitic e Ter Stegen, derisa llogarit t’i bëjë ato zyrtare para vitit të ri.

E sa i përket “Pleshtit”, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se klubi po e pret babanë e lojtarit, Jorge Messi, për t’u ulur në tavolinë dhe për t’i nisur bisedimet konkrete rreth vazhdimit të kontratës.

Nëse nuk ndodh diçka e pazakontë, numri 10 i Barcelonës do të vazhdojë ta vesh fanellën e Barcelonës edhe për shumë vite. Së fundmi, ai e shënoi golin e 500-të me gjigantin katalunas dhe po kalon formë të mirë. /Zëri/